19:27 - 21 Mars 2023

Partia që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet në saje të protestave të shumta dhe aksioneve që mbanin ndaj pozitës së atëhershme.

Teksa erdhën në Qeveri duket se nuk po zënë edhe vetë rehatinë pasi vartësit e Kutit janë pre e aksioneve nga opozita.

Në shtator të 2022 ishte gjuajtur me miell Ministri i Financave, Hekuran Murati derisa ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania.

Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së kishin zhvilluar aksionin kundër ministrit, Hekuran Murati, duke e gjuajtur me miell.

Ndërsa sot zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi është “ëmbëlsuar” me tortë nga aktivistët e PSD-së.

Në videon e publikuar shihet se si Bislimi është gjuajtur me “milkshake” dhe me tortën që shkruhej “Urime Zajednica.

Teksa dëgjohen aktivistët duke i thënë ” Përhajr, urime e gëzofshi”.