×
  • Lajme
  • Insajderi

    Murati: Nuk do t’i paguajmë grevistët, nëpër botë kompensimin e bëjnë sindikatat

    Insajderi
    29 August 2022 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati ka deklaruar se të gjithë punonjësit që janë në grevë nuk do të paguhen nga shteti.

    Sipas tij, bazuara në ligjet në fuqi, por edhe konventat ndërkombëtarë kompensimin e grevistëve sa janë në grevë do të duhej ta bënin sindikatat.

    Ai shton se kjo është praktikë edhe në vendet e tjera të botës.

    “Përderisa e drejta e grevës është e garantuar, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin për aq kohë sa është në grevë, grevistët të paguhen. Këtë shembull e ndjekin edhe shtete e tjera. Sindikata i kompenson për greva. I gjithë stafi që është në grevë nuk do të paguhet, për ditën në grevë i paguan sindikatat”, tha Murati në këtë konferencë.

    Ministri Murati tha se SBAShK-u në pjesë vjetët e fundit në emër të anëtarësisë ka marrë mbi 3 milionë euro, të cilat sipas tij, nuk dihet se ku janë shpenzuar.

    “Në pesë vjetët e fundit mbi 3 milionë euro, ka marrë SBAShK në emër të anëtarësisë, ku janë këto mjete”.

    Murtai më tej tha se e kanë proceduar Ligjin për Pagat dhe se në shtator i njëjti do të dërgohet në Kuvend, kërkesa kjo e kamotshme e sindikatave.

    “Si Qeveri kemi procedura Ligjin për Paga, e do të procedohet në Kuvend. Janë marrë parasysh vërejtjet e përfaqësuesve të arsimit dhe shumë kërkesa”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark