×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Murati për mungesën e punëtorëve: Duhet të rriten pagat

    Insajderi
    05 July 2023 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një nga çështjet që është përmendur në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ka qenë edhe mungesa e punëtorëve në vend. Ministri i Financave, Hekuran Murati ka listuar shkaktarët e mundshëm të kësaj situate.

    Sipas tij, njëra nga arsyet mund të jetë mospërputhja e asaj çka kërkohet në tregun e punës dhe aftësive që i zotërojnë punëkërkuesit. Por, ai s’ka kaluar pa përmendur edhe mungesën e kushteve të punës për punëtorë.

    “Për shumë biznese marzha e profitit është rritur, sidomos në vitet e fundit, e them të konfirmuar nga të dhënat. Duhet të rriten pagat e punëtorëve. Kemi bërë thirrje disa herë si Qeveri, kemi pasur edhe masa mbështetëse për rritje të pagave. Po insistojmë në mënyrë efikase të rrisin pagat. Nëse e bëjmë 265 euro pagën minimale, atëherë bizneset do ta kenë si prag këtë”, është shprehur Murati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark