×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Murati s’raporton në Komision për kompensimin e dëmeve të vërshimeve, nuk marrin pjesë deputetët

    Insajderi
    13 October 2023 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrit të Financave, Hekuran Murati, të premten i është pamundësuar raportimi lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

    Edhe pse një pjesë e anëtarëve të Komisionit kanë pritur për rreth një orë që të bëhet kuorum dhe mbledhja të fillojë, me mospjesëmarrjen e opozitës në votim e njëjta dështoi.  Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja tha se mbledhja dështon në mungesë kuorumit.

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se ai do ta mundësohet kuorumin nëse në rend dite si pikë e parë do të vendosej raportimi i ministrit.

    Ai po ashtu pati kritika për anëtarët e tjerë të këtij Komisioni të cilët u vonuan, duke propozuar që në të ardhëm pritjet nuk duhet që të jenë më shumë se 15 minuta.

    “Fillimisht dua të bëjë një kritikë. Vonesat e tilla të mbledhjes se anëtarëve janë të pajustifikueshme. Abstenoj për me mbajtur këtë mbledhje nëse vendosët që të raportojë Ministri i Financave”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark