×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Murati ‘thumbon’ minatorët: Duhet të tregojnë se janë të gatshëm për më të mirën për ndërmarrjen

    Insajderi
    31 October 2023 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se Qeveria ka dhënë vazhdimisht mbështetje për Trepçën

    “Sa i përket mbështetjes financimit për Trepçën, kredinë së miratuar, ekipet teknike kan qenë në qenë në negocim me menaxhmentin e Trepçës çështja duhet të sigurohet, bëhet fjalë për kredi, duhet të sigurohet kapacitetit pagues i ndërmarrjes njësoj sic ka qenë edhe me Telekomin e Kosovës”, ka thënë Murati.

    Ai gjithashtu potencoi se 20 milionë euro ka qenë mbështetja e qeverisë për Trepçën.

    Murati ka thënë se stafi dhe minatorët duhet tregojnë se janë të gatshëm për më të mirën e ndërmarrjes.

    “Në këtë rast Trepça duhet të tregoj edhe stafi edhe minatorët duhet të tregojnë se janë të gatshëm më të mirën e mundshme për ndërmarrjen të gjithë bashkë, në mënyrë që bashkërisht ta çojmë ndërmarrjen përpara. Duhet të sigurohemi që ka një zhvillim të qëndrueshëm të ndërmarrjes dhe kjo arrihet kur punohet së bashku”, tha Murati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark