×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Muriqi dhe agjentin i tij nisin kërkimet për klubin e ri

    Insajderi
    11 October 2021 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi thuhet se nuk është i kënaqur te Lazio dhe i ka kërkuar menaxherit të tij t’ia gjej një klub të ri, teksa në sfond menjëherë është shfaqur ish-skuadra e tij, Fenerbahce.

    Muriqi u transferua verën e kaluar nga Fenerbahce te Lazio për një shifër të raportuar rreth 18 milionë euro.

    Megjithatë, sulmuesi prizrenas ka dështuar t’i tregojë vlerat dhe shumicën e kohës ka qenë zgjedhje e dytë pas italianit Ciro Immobile.

    Sipas mediumit turk Fotomac, Muriqi është i pakënaqur me këtë situatë dhe i ka kërkuar menaxherit të tij t’ia gjej një klub të ri.

    Menaxheri i tij thuhet se ka kontaktuar menjëherë drejtuesit e Fenerbahces, duke ia ofruar shërbimet e sulmuesit prizrenas.

    Klubi turk është i hapur për ta rikthyer Muriqin në Stamboll, pasi tentoi disa herë transferimin e tij në verë, por Lazio nuk ishte e hapur për të lejuar largimin e tij.

    Edhe qëndrimi i trajnerit Vitor Pereira për Muriqin thuhet se është pozitiv dhe gjatë afatit të janarit mund të ketë të reja në aksion Romë-Stamboll.

    Vlera e tregut 9 milionë euro

    Fenerbahce thuhet se do t’i bëjë ofertë Lazios që të lejoj huazimin e Muriqit me opsion blerje nëse gjithçka shkon mirë.

    Vlera aktuale e tregut e Muriqit, i cili ka një kontratë me Lazion deri në vitin 2025, ka rënë në rreth 9 milionë euro.

    Kjo thuhet se do t’i japë një avantazh stafit të klubit turk.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark