Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me Greqinë me rezultatin 1:1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, raporton Insporti.com.
Ndeshja e vlefshme për grupin B u mbyll me rezultat 1:1.
Helenët realizuan të parët në minutën e 45-të me anë të Douvikas.
Kurse, “Dardanët” e barazuan rezultatin në minutën e 90-të me anë të Vedat Muriqit.
Në ndeshjen e radhës, më 8 shtator, Kosova e pret Spanjën në “Fadil Vokrri”.