E ardhmja e Vedat Muriqit nga ky muaj do të jetë larg Lazios, transmeton Insporti.com.
Reprezentuesi i Kosovës do të largohet nga klubi italian për të gjetur një skuadër ku do të ketë minuta më shumë.
Sipas asaj që shkruan “LaLazioSiamoNoi.it”, në orët e fundit ka patur një interesim të Leeds për sulmuesin shqiptar nga Prizreni të bardhekaltërve.
Klubi anglez po kalon një moment të vështirë në Premier League dhe ka vështirësi serioze në gjetjen e golit (vetëm 21 gola të shënuar deri tani), prandaj synon që të përforcojë këtë repart me “piratin”.
Muriqi këtë sezon nuk ka arritur ende të shënojë gol në Serie A apo në garat tjera.
Edhe në këtë rast, alternativa më e mundshme duket një huazim i përkohshëm.