Kosova barazoi 2:2 dje me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Ishte Vedat Muriqi që shënoi dy golat e Kosovës, për ta lënë me shpresa ekipin për kualifikim historik në Evropian.
Ai ka reaguar sot në profilin e tij në Twitter me disa foto dhe një përshkrim të bukur.
“Të rritur nga lufta, më të fortë se frika”, shkroi ai, moto kjo e cila i takon tifo grupit të kombëtares së Kosovës, “Dardanëve”.
Raised by war, stronger than fear! 🇽🇰 pic.twitter.com/nDvBqFy30E
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) September 10, 2023