×
  • Lajme
  • Insajderi

    Murtaja afrikane e derrit përhapet edhe në Dragash, komuna ka një thirrje qytetarët

    Insajderi
    27 July 2023 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Murtaja afrikane e derrit është përhapur tani edhe në Dragash.

    Komuna e Dragashit përmes një njoftimi për media ka thënë se janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje.

    Ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit. Shoqata e Gjahtarëve ‘Dhia e Egër’, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje”, thuhet në njoftimin e komunës.

    Më tej, thuhet se kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, “pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark