×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ngordhin pesë derra prej virusit së Mortajës Afrikane në Komunën e Kllokotit, flasin nga AUV për Insajderin

    Insajderi
    18 July 2023 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është konfirmuar rasti i parë i prezencës se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit (MAD) në komunën e Kllokotit.

    Sipas AUV në fermën e dyshuar kanë qenë 22 derra ku pesë prej tyre kanë qenë të ngordhur.

    Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë thënë se kanë ngritur nivelin e reagimit duke ndërmarrë të gjitha veprimet, fillimisht hulumtuese diagnostike ku përfshihet marrja e mostrave të gjakut dhe izolimin e fermës dhe hapi i dytë konfirmimi përmes rezultatit të analizave laboratorike për prezencë të sëmundjes, ndërmarrjen e veprime ekzekutive si dhe asgjësimi e kafshëve të ngordhura dhe atyre të gjalla në fermë. 

    Zëdhënësi i Agjencsisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaqi ka thënë se në fermën në Kllokot janë marrë të gjitha masat e biosigurisë së fermës.

    Sipas Thaqit, kjo sëmundje mund të jetë shumë e madhe dhe transmetimi i kësaj sëmundje bëhet nga kafsha në kafshë.

    “Përhapja e kësaj sëmundje mund të jetë shumë e madhe, pra transmetimi i kësaj sëmundje bëhet nga kafsha në kafshë, kontakti me pajisjet e ndryshme, ushqimit dhe lëvizjeve të njerëzve nga fermat e infektuara në femrat e pa prekura nga kjo sëmundje.  Murtaja Afrikane e Derrave MAD është sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat egër. Përcjellët me letalitet të lartë deri në 100%. Sëmundja mund të shkaktojë dëme në ekonomitë familjare të fermerëve mbarështues të derrave”, ka thënë Thaqi për Insajderin.

    Thaqi ka thënë për Insajderin se sipas gjetjeve shkencore të deritanishme kjo sëmundje nuk transmetohet tek njeriu.

    Therja e kafshëve që tregojnë çfarëdo lloj shenje klinike të sëmundjes është e ndaluar, ka thënë Thaqi.

    “Është e ndaluar therja e kafshëve qe tregojnë çfarëdo lloje shenje klinike të sëmundjes. Mbi bazën e kësaj fermerët duhet te raportojnë tek autoriteti për çfarëdo dyshimi qe kanë në gjendjen shëndetësore tek derrat e tyre ne fermë”, është shprehur Thaqi.

    Masat që janë ndërmarrë nga AUV janë këto:

    Ndalimin e lëvizjes së derrave nga fermat dhe tregtimi i tyre në tregjet e kafshëve – shitblerja e derrave;

    Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth ku ka shpërthim të sëmundjes;

    Përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe gjurmueshmëria e sëmundjes (10 km);

    Njoftimi i rasteve te dyshimta për sëmundjen Mortaja Afrikane e derrave – ASF;

    Vizita e fermave të dyshuara dhe marrja e mostrave dhe dërgimi në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe përcaktimi i lokacioneve dhe groposja e derrave të ngordhura.

    Sipas AUV të gjithë fermerët për kafshët e asgjësuara do të kompensohen nga buxheti i Republikës së Kosovës.

    AUV ka bërë ditur se kafshët që janë të prekura nga kjo sëmundje nuk lejohen të theren dhe mishi i tyre nuk konsumohet.

    Tutje, Thaqi ka thënë se fërmerëve iu kanë bërë disa thirrje.

    “Fermerëve ju kemi bërë thirrje që të gjitha rastet e dyshuara në këtë sëmundje t’i lajmërojnë tek veterinari më i afërt. Po ashtu të mos lëvizin derrat e tyre nga fermat në tregje si dhe të ndërmarrin të gjitha masat e biosigurisë pra të ndalohen hyrje-daljet e njerëzve si dhe të vendosen dezbarrierat në fermat e tyre.

    Sipas Thaqit, kjo sëmundje nuk lidhet drejtpërsëdrejti me temperaturat e larta afrikane.

    Sipas të dhënave të Identifikimit dhe regjistrimi të kafshëve numri i fermave të derrave në gjithë territorin e Kosovës është 5242 ferma. Numri më i madh i fermave të derrave është në Regjionin Mitrovicës, Gjilanit, Pejës dhe Gjakovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark