×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mushkolaj: Iniciativa e qeverisë për mediet online kopjim i dështum i iniciativës së Ramës

    Insajderi
    01 February 2024 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti politik, Imer Mushkolaj, u shpreh kritik ndaj iniciativs se re të qeverisë, sipas tij, për “kontrollimin e mediave online”.

    Ai tha se LVV që nga ardhja në pushtet ka provuar të krijoj imazh të keq për mediat, madje duke i sulmuar edhe përmes zyrtarëve të lartë si deputet.

    “Vazhdimisht që prej ardhjes në pushtet kemi pa LVV duke provu që më i nxit për më i n’zi mediat, zërat kritik duke i sulmuar ashpër zyrtar të lartë të Qeverisë edhe zyrtar të lartë të pushtetit duke përfshi deputetë për të krijuar një klimë të përshtatshme që kur vjen puna për një rregullim me ligj me kriju paraprakisht përshtypjen se po mediat janë fajtoret kryesore se ne e kemi problemin. Ata kanë dasht me kriju përshtpjen që mediat po bëjnë gjithçka dhe nuk po i dënon askush”, tha ai në Debat Plus.

    Sipas tij kjo iniciativë e Qeverisë së Kurtit është një kopje e shëmtuar e iniciativës së para tre vjetëve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

    “Ky është një kopjim i dështum i iniciativës së Ramës që ka dështu. Para tre vjetësh 2019, në të ashtuquajturën paketë antishpifje, është aprovu disa ditë para vitit të ri… Është iniciativë e ngjashme, e dimë çfarë reagime ka pasur. Është iniciativë që bie ndesh me KiE. Në rastin e OSBE ka qenë e qartë sa i përket licencimit të mediave online”, tha ai.

    Ndryshe sot Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme, ku i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të tërhiqet nga projektligji të cilin siç e cilëson AGK-ja po bëhet për “kontrollimin e mediave të shkruara”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark