Insajderi
Insajderi

Musliu-Haxhiut: Kujdes kur përdor terminologji për tu dukur “High Class”

Insajderi
09 March 2023 - 12:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musliu-Haxhiut: Kujdes kur përdor terminologji për tu dukur “High Class”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës deklaroi në Kuvend sot se në Kosovë nuk ka femicid, kjo deklaratë e saj nuk i pëlqeu ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas Haxhiut, në Kosovë ekziston femicidi (Termi “femicid” i referohet një lloji specifik të vrasjes në të cilin një mashkull vret një grua ose vajzë vetëm sepse ka atë gjini).

“Nuk do doja te kemi një deputete, deputet që ka një çasje të tillë deklarim të tillë, sepse dhunuesit kur ju dëgjojnë teksa flisni inkurajohen nga fjala jote. Që nga viti 2000 deri tash kemi pas 66 gra që janë vra nga partnerët e bashkëshortët e tyre. Vetëm sepse janë gra, sepse burrat konsiderojnë që mund të bëjnë gjithçka me trupat e tyre vetëm sepse janë gra. Po në Kosovë ka femicid, por mendësia jote shpërfaq mendësinë e PDK-se e qeverisjeve të tjera, sepse nuk keni marr asnjë veprim…Sipas ligjit gratë gazojnë të drejtën e pronës, punësimit, por vetëm pak janë të përfshira në praktik. Nuk keni të drejte të flisni në atë mënyrë në Kuvendin e Kosovës, nëse s’mund të na ndihmoni heshtni”, tha Haxhiu

Këtë e ka kundërshtuar ashpër Musliu, e cila tha se femicidi ndodh në Afrikën e Jugut dhe Afganistan por jo edhe Kosovë.

Sipas deputetes së PDK-së, ministrja Haxhiu po përdor terminologji për tu dukur “high class” duke mos e ditur kuptimin e vërtetë të termit.

“Të dal një ministre e drejtësisë në ketë form s’do koment, në Afrikë të jugut vriten gratë dhe vajzat në rrugë veç pse janë vajza, dhe në Afganistan ka femicid, unë me pas qenë në vendin tuaj, ministre e drejtësisë, dhe të dal dikush i grupit tim parlamentar të kërkoj komision hetimor për dhunën ndaj grave, kisha dhënë dorëheqje sepse s’jam duke e kry punën si ministre. Unë se kam shpik fjalën femicid, as ju, hini lexoni po flasim për vrasjen e grave veç pse janë gra. A është nana grua?, a është motra, mësuesja. keni kujdes kur përdorni terminologji për tu dukur high class”, tha Musliu në Kuvend.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark