×
  • Lajme
  • Insajderi

    Musliu kritikon liderët me mënyrën ‘tallava’ të të bërit politikë: Një apo dy ditë “tam-tam“ dhe kalojmë në trendin tjetër

    Insajderi
    04 December 2022 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi asnjë nga liderët e vendit nuk thanë asnjë fjalë në përvjetorin e rënies heroike të Myrvete Maksutaj.

    “Politikanet tanë pa dallim heshtën. Heshten edhe organizatat e grave. Rastet e fundit mos u perseritëshin më, por me feminizëm histerik nuk përmirësohet pozita e Gruas”, shkruan Musliu.

    Postimi i plotë:

    REAGIM ME SHKAS!

    Çdo ditë po dëshmojmë mënyrën tallava të të bërit politikë.

    Gjithmonë sipas motos, një apo dy ditë “tam-tam“ dhe kalojmë në trendin tjetër, sepse kështu po pëlqehet, kështu po e kërkon masa.

    Sot u përkujtua një nga vajzat më emblematike të UÇK-së. Asnjë lider shtetror, pozite apo opozite grua apo burrë nuk ia kushtojë një min. kohë, nuk ia kushtojë një fjali .

     Athua pse?

    A po pozicionohet qëllimshëm një profil viktimizues i grave në Kosovë?

    Apo mjafton herë pas here një foto e Shotës nxjerrë nga goggle, se jo që bënë ndonjëherë apo bëjnë aktualisht diçka për të.

    Xheva sikur ka rënë nën hijen e bashkëshortit të saj!!!

    Fatimja po ashtu nuk përkujtohet siç e meriton!

    Sot u përkujtua vajza heroike, 20 vjeçarja Mervete Maksutaj.

    Politikanet tanë pa dallim heshtën. Heshten edhe organizatat e grave.

    Rastet e fundit mos u perseritëshin më, por me feminizëm histerik nuk përmirësohet pozita e Gruas.

    Duke promovuar gratë në rolin e viktimës dhe ato që ngjajnë me objekte nuk edukohen brezat e ri me vetbesim dhe dinjitet.

    Lavdi heroizmit tënd Mervete Maksutaj!

    Vajzat si ti janë shëmbulli më i mirë i të vepruarit e barabartë. Vajzat si ti janë modeli më i mirë për të gjitha vajzat dhe gratë e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark