×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Musliu: Kurti nuk pranon t’i rrisë pagat, po u jep qytetarëve ushqim me lugë të vogël të makiatos

    Insajderi
    21 December 2023 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Kurti nuk pranon t’i rrisë pagat, po u jep qytetarëve ushqim me lugë të vogël të makiatos”, kështu po deklaron deputetja e PDK-së, Ganimete Musliiu teksa po komentonte mundësinë e rritjes së pagave nga kryeministri, shkruan Insajderi.

    Deputetja u shpreh Kurti me subvencionimin prej 100 eurosh nuk po bën zgjidhje afatgjate.

    “Albin Kurti nuk pranon t’i rrisë pagat, cila është zgjidhja, sot ku kanë përfunduar 100 eurot, po e marrim shembull i kanë marrë familjet ose fëmijët i kanë marrë 100 euro këtë fundmuaj, të gjitha këto kanë përfunduar në markete, nuk ka zgjidhje afatgjate”.

    “Çka mund të bëhet sot me 100 euro në muaj, përveç që të mbushësh një shportë ushqimore për, 4-5 ditë, kjo nuk është zgjidhje”, është shprehur ajo në Klan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark