×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu në ‘aksion’: Kurti i dhuron asaj çokollatë, ajo niset për në Qeveri për t’ia kthyer prapa

    Insajderi
    20 December 2023 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu sot ka postuar një video në të cilin ka treguar se kryeministri, Albin Kurti asaj dhe deputetëve të tjerë si dhuratë për Vitin e Ri i ka dhuruar një çokollatë dhe një kartolinë.

    E frustruar me këtë gjestë të Kurtit, ajo e ka kritikuar atë duke thënë se ai me çokollata është duke u munduar të ia “mbyllë gojën” deputetëve.

    “Ai i cili nuk është në gjendje të siguroj proteza për invalidët e luftës, ai tenton që deputetëve të Republikës së Kosovës t’ua mbyllë sytë edhe gojën me çokollata për vitin e ri. Një kryeministër i cili nuk ka lanë metodë pa përdorë për të denigru Kuvendin e Kosovës, pa poshtëruar deputetët e Kuvendit menodn që me çokollata e karamela mashtron”, ka thënë ajo.

    ”Unë tani do të shkoj në Kryeministri dhe do të ia dorëzoj këtë çokollatë babadimrit, do të ia kthej sepse nuk ia pranoj çokollatat një njeriu i cili nuk është në gjendje të siguroj proteza për ata që lanë gjymtyrët në frontet e luftës”, ka shtuar ajo.

    Më pas Musliu nga Kuvendi ka shkuar në objektin e Qeverisë, së bashku me dhuratat e Kurtit në duar, të cilat i ka dorëzuar tek punëtorët e recepsionit me kërkesën që ato t’i jepen kryeministrit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark