×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Musliu për ish-krerët e UÇK-së: Në mungesë të luanëve, Kosova po sulmohet nga qentë e armikut

    Insajderi
    05 November 2023 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në tre vjetorin e publikimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

    Ajo ka thënë se këto tri vjet janë padrejtësi.

    Përmes një postimi në Facebook, Musliu tha se “Gjykata speciale u themelua për t’i zbardhur pretendimet e Dick Martit e jo për qerime hesapesh personale e politike”.

    “Një thënie e urtë thotë: “Mos i vrisni luanët e vendit tuaj, sepse do ju shqyejnë qentë e armikut tuaj”. Kosova sot në mungesën e këtyre luanëve po sulmohet çdo ditë nga qentë armikut.

    Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Musliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark