×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Musliu-Shoshi: Gratë në politikë duhet të kërkojnë me ngulm përfshirjen edhe në politikat e sigurisë

    Insajderi
    23 February 2024 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka marrë pjesë në konferencën Rajonale “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325: Perspektivat nga Ballkani Perëndimor” që po mbahet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Nga aty ajo tha se Kosova është shtet i ri por që ka bërë avancime në përfaqësimin gjinor.

    “Megjithëse Kosova është shtet akoma i ri, në të cilin ka akoma shumë punë drejt konsolidimit, ka arritur që për një kohë jashtëzakonisht të shkurtër të bëj një kapërcim jashtëzakonisht të madh në avansimin e përfaqësimit gjinor në nivel politike, ekonomik dhe në çështjet e sigurisë”, tha ajo.

    Sipas saj grat duhet të kërkojnë të marrin rol aktiv në politikbërje.

    “Gratë në politikë duhet të marrin rol shumë më aktiv në politikbërjen në vendet e veta. Pa e zbehur rëndësinë e arsimit e shëndetësisë, dikastere të cilat me shumë lehtësi iu besohen grave, është koha që gratë të kërkojnë me ngulm përfshirjen edhe në politikat e sigurisë.Rëndësia e implementimit të kësaj agjende është jetike edhe për të tejkaluar problemet aktuale dhe për të krijuar një të nesërme me paqe të qëndrueshme”, theksoi deputetja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark