×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Musliu-Shoshi i reagon Gërvallës pas kritikave për opozitën lidhur me Komisionin Hetimor

    Insajderi
    08 February 2024 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi, i ka reaguar Ministres se Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pasi Gërvalla rrugës për në SHBA ka gjetur kohë të kritikojë opozitën.

    Përmes një postimi në ‘Facebook’,ministrja ka hedhur akuza të llojllojshme. Në mesin e akuzave ishte edhe se kanë shitur pasaporta në stacion treni.

    Gërvalla tha se nuk është duke i ikur asnjë debati lidhur me hetimet dhe që mezi po pret që të flet për keqmenaxhimin.

    “Meqenëse detyra ime ma kërkon që sot të jem në Nju Jork dhe nga pamundësia që të jem e pranishme në atë seancë të Kuvendit, dua të përcjell mesazhin që jo vetëm që nuk i shmangem asnjë debati dhe asnjë hetimi, por mezi po pres që të flasim edhe për keqmenaxhimin e parasë publike edhe për punësimet e jashtëligjshme, familjarizmin dhe shkeljet konstante të ligjit në këtë ministri. Mezi po pres!”, ka shkruar Gërvalla. 

    Ariana Musliu Shoshi iu përgjigj asaj duke i treguar se nuk janë kundër asnjë hetimi edhe nëse do bëhet që nga dita kur është formuar kjo ministri.

    “Komisioni Hetimor është protokolluar më herët dhe sot është vendos të jetë agjend e kuvendit. Së dyti votimi i ligjeve dhe mbikëqyrja e tyre është detyrë e deputeteve. Së treti qytetarët janë në dijeni se çfarë politike të jashtme. Për formimin e komisionit hetimor kam qenë pro prej ditës kur është formu Ministria e Jashtme. Kërkesa ime personale me përkrahje të deputetëve tjerë ka qenë që hulumtimi të bëhet nga dita që ka marrë Gërvalla kjo ministri”, tha ajo.

    Deputetja e PDK-së i ka rikujtuar se kërkesa për Komision Hetimor ka ardhur pikërisht nga ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark