×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Musliu-Shoshi: S’ka libra, s’ka mësimdhënës, vjedhet buka e blehet droga

    Insajderi
    22 August 2023 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore për fëmijët t’i blejnë prindërit.

    Ajo tha: S’ka libra, s’ka mësimdhënës, vjedhet buka e blehet droga, harrohet e kaluara e shkatërrohet e ardhmja.

    “Krejt dhe Drejt fundosjes! Aristoteli pati thënë: Kushtojini rendësi të veçantë edukimit të rinisë. Një neglizhim sado i vogël në këtë drejtim, do të na kushtojë mjaft shrenjtë. Për dallim nga Aristoteli, Albini e ka përzë rininë nga vendi i vet, e këtyre që kanë mbet po ua zënë frymën! S’ka libra, s’ka mësimdhënës, vjedhet buka e blehet droga, harrohet e kaluara e shkatërrohet e ardhmja”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark