×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Musliu-Shoshi: Të punojmë fort që gratë të mos vriten, për gjakpirësit burgu nuk mjafton

    Insajderi
    05 December 2023 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas ngjarjes së fundit, ku me armë zjarri u vra Liridona Ademaj, derisa po kthehej në shtëpi së bashku me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin, ka reaguar dhe deputetja e PDK-së Ariana Musliu Shoshi.

    Shoshi ka thënë se për gjakpirësit burgu vetëm në këtë jetë nuk mjafton.

    “Për gjakpirësit burgu vetëm në këtë jetë nuk mjafton! Vajza/ gruaja nuk është pronë e askujt, prandaj nuk e ka askush të drejtën të trajtoj si të tillë. Prandaj, nuk do të ndalemi duke punuar fort që vajzat e gratë të trajtohen me dinjitet, të mos dhunohen e vriten! Nuk na falet nese vajzat tona mund nesër të jetë Marigona, Zejnepja, Sadija, Diana, Valbona e Liridona dhe shumë të tjera vetëm sepse janë gra! Drejtësia e dënimi do të triumfoj nga njeriu e nga Zoti!”, ka shkruar Shoshi në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark