×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Musliu: Vrasja e 6 të rinjve serbë në “Panda” një nga rastet më të tmerrshme që sajoi Serbia kundër shqiptarëve

    Insajderi
    14 December 2023 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    23 vjet më parë në një kafiteri në Pejë të njohur me emrin “Panda”, autoritetet e Serbisë që e mbanin Kosovën nën terror kishin inskenuar vrasjen e 6 të rinjve serbë për t’ua vënë fajin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Njohësi i çështjeve të sigurisë Agim Musliu, në një postim në Twitter ka shkruar për këtë masakër për të cilën më vonë, rreth 14 vjet pas krimit, Aleksandar Vuçiq, në cilësinë e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Serbisë, ka lënë të kuptohet se krimi “mund të mos jetë kryer nga shqiptarët”.

    Në një intervistë për televizionin e Beogradit “Pink”, ai kishte thënë se “publiku do të tmerrohet” kur të zbulohet e vërteta.

    Musliu shkruan se ky është një nga rastet më të tmerrshme që Serbia ka përgatitur kundër shqiptarëve por edhe ndaj serbëve.

    “Një nga rastet më të tmerrshme që #Serbia sajoi kundër #shqiptarëve të #Kosovës, por edhe ndaj #Serbëve, është ai i një çerek shekulli më parë, i njohur si rasti #Panda. Më 14 dhjetor 1998, Serbia vrau 6 të rinj serbë në Pejë, duke fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” shkruan Musliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark