×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mustafa: E kemi provuar njëherë shtetin totalitar, nuk duhet të lejojmë ta përjetojmë edhe njëherë

    Insajderi
    12 February 2021 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, në përmbyllje të fushatës zgjedhore lavdëroi kandidatin për kryeministër nga LDK’ja, Avdullah Hotin se është personalitet i shquar, i ditur, i matur dhe i sprovuar në detyrat më të rëndësishme shtetërore.

    “Si kryetar i LDK-së jam i bindur se juve, qytetarëve të respektuar, ua kemi ofruar një kandidat të ditur, të pjekur dhe të sprovuar për Kryeministër, z. Avdullah Hoti. Ua kemi propozuar listën me kandidatë për deputetë, që meritojnë respektin, përkrahjen dhe votën tuaj”, tha Mustafa. 

    Mustafa foli edhe për rivalitetin politik në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Ai tha se LDK’ja i respekton rivalët politikë, respekton të drejtën demokratike të çdo njeriu dhe të çdo subjekti politik për të garuar dhe  dëshirën e tyre për të qeverisur.

    “Nuk miratojmë dukuritë dhe tendencat për kapjen e shtetit; etjen për krejt pushtetin; për totalitarizëm dhe autokraci. Të gjithë ne, përveç atyre që kanë lindur pas lufte, e kemi provuar dhe kemi sprovuar karakterin e shtetit totalitar, të njëmendësisë politike. Nuk duhet të lejojmë ta përjetojmë edhe njëherë në asnjë formë dhe në asnjë variant”, tha Mustafa.

    Më tutje i pari i LDK’së tha se partia që e udhëheq ai nuk e pranon ndryshimin si propagandë.

    “Ne përkrahim ndryshimin, por jo çdo lloj ndryshimi. Jo ndryshimin si propagandë. Ndryshimi për LDK-në është ai që e forcon shtetin e Kosovës, e bënë më funksional, që na siguron njohje të reja dhe përmbyllje të plotë të shtetësisë, me njohje nga 5 vende të BE-së, anëtarësim në OKB dhe në NATO. Këto ndryshime më së miri i bënë LDK, si parti shtetformuese”, shtoi Mustafa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark