×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mustafa e konfirmon: U pajtuam që Kraja të vazhdojë të jetë kryetar i ASHAK-ut

    Insajderi
    16 February 2023 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Akademiku, Isa Mustafa në prononcim për Gazetën Insajderi ka konfirmuar se Mehmet Kraja do të vazhdojë të jetë kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

    Sipas raportimeve, Kraja në mbledhjen e sotme të ASHAK-ut ka kërkuar falje lidhur me analizën “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, që e kishte publikuar në emër të akademisë, e që nuk e kishte pëlqimin e të gjithëve.

    Mustafa tha se deri tek ky vendim pati shumë diskutime.

    “Z Kraja pas shumë diskutimeve u arrit pajtimi të vazhdojë në pozitën e Kryetarit të ASHAK. Përkushtimi do të jetë në bashkëpunimin më të ngushtë dhe në implementimin e programit të Akademisë”, deklaroi akademiku Mustafa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark