×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mustafa: Edi Rama po mbron Kosovën, udhëheqësit tanë kolltukët

    Insajderi
    12 October 2022 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës të mbajtur sot.

    Mustafa ka shkruar së Rama ishte zëdhënës me plot dinjitet i së vërtetës së Kosovës dhe luftës së saj për liri.

    Ai ka thënë se përderisa kryeminsitri i Shqipëri po mbron Kosovën, udhëheqësit e saj po mbrojnë kolltukët.

    “Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë. Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”, shkroi Mustafa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark