Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari mund të jetë një supervashë e cila do të përcaktoj çdo sasi, çdo produkt e çdo çmim që do të tregtohet me tregun kosovar.
“Të tentohet të argumentohet e kundërta që mund të vendos një individ i caktuar në këtë një ministër i vetëm se sa duhet konsumuar në çfarë niveli e në çfarë çmimi do të duhej të ishte një qenie mbi njerëzore, pra një superman apo një rastin e ministres një supervashë. Në Kosovë nuk ka superman, nuk ka mbi qenie njerëzore, nuk ka supervasha ekonomike ka 2 milionë banor, 2 milionë konsumatorë, prodhues e tregtar ose pjesëmarrës në këtë treg. Po supozojmë që ministrja e Tregtisë , Industrisë dhe Ndërmarrësisë dhe mund të jetë edhe një supervashë ekonomike e cila do të përcaktoj çdo sasi, çdo produkt e çdo çmim që do të tregohet me tregun kosovar”, ka thënë Mustafa.
Ai pyeti se çka ka arritur deri sot ministrja e Tregtisë që po supozojmë t’ia lëmë fuqinë e vendimmarrjes për ta rregulluar tregun kosovar.
“Çka ka arritur më shumë se sa të shumëfishoj importin nga Serbia e ta ulë atë nga Shqipëria”, tha ai.