Deputeti i LDK-së, Besian Musatafa ka reaguar pas publikimit të videos, ku në mënyrë çnjerëzore rrahet një e moshuar.
Mustafa e ka quajtur të tmerrshme, çnjerëzore, shtazarake dhunën e infermiereve ndaj të moshuarës.
Ai tutje shkroi se: “Kemi rënë në humnerë. Shpresoj të kemi mundësi të nxjerrim veten nga aty”, shkroi ai në Facebook.
Reagimi i plotë:
E tmerrshme, çnjerëzore, shtazarake dhuna e vajzave të reja ndaj një gruaje të moshuar, një plake, nënë, gjyshe, motër, hallë e jona.
Kemi rënë në humnerë. Shpresoj të kemi mundësi të nxjerrim veten nga aty.
Ndryshe, Gazeta Insajderi ka zbuluar se infermierja që rrahu brutalisht të moshuarën në shtëpinë e pleqve në Pejë është Aurona Pelaj nga fshati Novosellë i Pejës.
Ajo bashkë me kryeinfermieren janë arrestuar nga Policia e Kosovës.