×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mustafa: Presidentja s’tregoi nëse marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën

    Insajderi
    21 March 2023 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani ku ka kritikuar Bashkimin Evropian.

    Sipas Mustafës Osmani nuk tregoi nëse marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe si do të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së kësaj marrëveshje.

    Presidentja e Kosovës e ka përmend nevojën që marrëveshja të shkojë në Kuvend mirëpo ajo s’ka thënë asnjë fjalë vet, do të duhej që edhe presidentja të merrej me këtë çështje sepse ajo e ka rolin që të kujdeset për kushtetutshmërinë”, tha ai në emisionin “Prime Time”

    Ai shton se presidentja nuk ka luajtur rol në marrëveshje përveç që e ka cekur se pika shtatë e marrëveshjes do të jetë problematike, ajo ka qenë periferike në bisedat për marrëveshjen.

    Rikujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar Bashkimin Evropian pasi sipas saj ata po kërkojnë ma shumë nga Kosovë se nga Serbia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark