Mustafa: Qeveria po e dëmton shtetin e Kosovës me mungesë të investimeve – Insajderi
×
Insajderi

Mustafa: Qeveria po e dëmton shtetin e Kosovës me mungesë të investimeve

Insajderi
28 October 2022 - 22:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se qeveria aktuale me mos veprim po e dëmton shtetin e Kosovës.

Në një intervistë për T7, Mustafa thotë se mungesa e investimeve nga ana e qeverisë ka bërë që të kemi ngadalësim të rritjes ekonomike, më pak mjete në qarkullim dhe me shumë varfëri.

Ai ka shpjeguar se në kohën e qeverisjes së tij, investimet e bëra kanë ndikuar që të kemi rritje të vazhdueshme ekonomike. Por, Mustafa thotë Qeveria Kurti nuk ka as projekte e as mendësi të zhvillimit, tregues për këtë është fakti se kanë shpenzuar vetëm 9% nga mjetet e ndara për investime kapitale.

Mustafa ka kritikuar edhe mënyrën e tenderimit për ndërtimin e infrastrukturës nga ana Qeverisë Kurti. “Në kohën e qeverisjes time nuk kemi pasur ne kompani tonën, i gjithë procesi është zhvilluar me tender publik, ndërsa shumica e kontratave që lidh kjo qeveri janë një burimore, pra s’ka proces të tenderimit fare”, ka shtuar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark