Insajderi
Lajme

Mustafa: S’mund të ketë marrëveshje të re për Demarkacionin

Insajderi
20 July 2016 - 16:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka hapësirë për një marrëveshje të re për demarkacionin, pasi që sipas tij, nuk ka as hapësirë për shpallje të re të Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se në tryezën e 3 gushtit për demarkacionin do të ofrohen mendime nga fusha të ndryshme profesionale, politike dhe shkencore. Por sipas tij, çdo gjë duhet të jetë në përputhshmëri me dokumentet, mbi të cilat është shpallur pavarësia e Kosovës, raporton lajmi.net.

Sipas Mustafës, nëse qartësohet se mbi cilat dokumente Kosova ka shpallur pavarësinë e saj dhe si është definuar territori i Kosovës mbi ato dokumente, atëherë është lehtë të gjendet zgjidhja.

“Në qoftë se dalin jashtë asaj, atëherë është problem të gjendet një zgjidhje. Ne e kemi shpallur pavarësinë me dokumente të pakos së Ahtisarit”, tha Mustafa.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark