Me rastin e Kërshëndellave Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava i ka dërguar telegram urimin ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergjit.
“I nderuari ipeshkv Dodë Gjergji, me rastin e festës së Kërshëndellave, me respekt ju uroj e përgëzoj Juve, të gjithë meshtarët tuaj, si dhe besimtarët e krishterë duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi”, thuhet në telegramin urues të Myftiut Naim Tërnava.
“Kërshëndellave në vete simbolizojnë lindjen, jetën, mbarësinë dhe mesazhin për një shoqëri të ndershme e të moralshme, parime këto humane për të cilat njerëzimi ka nevojë gjithherë”, thuhet më tej në urim.
“Zotni Ipeshkëv, festat fetare tek ne gjithherë kanë kultivuar vlera e virtyte humane, hyjnore e sociokulturore, të cilat që na kanë bashkuar e fisnikëruar si dhe kanë kultivuar, promovuar e reflektuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, tolerancën, ndërgjegjësimin, paqen e qetësinë”, vazhdon urimi.
“Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi”, ka uruar Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava për festën e Krishtlindjes./Insajderi.com.