Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është i lumtur që futbollistët e fazës ofensive ia kanë siguruar fitoren ekipit të tij.
Ai pranon se paraqitja e Malishevës me një lojtarë më pak në fushë ishte lehtësuese për futbollistët e Dukagjinit.
“Na lehtësoi punën shumë kartoni i kuq, por djemtë kishin paraqitje të mirë. Kemi mundur të shënojmë edhe më shumë gola pas rasteve që krijuam.
Këto gola ishin me rëndësi sidomos për lojtarët e fazës së sulmit që ishin në një ngërç. Jemi të kënaqur me kontributin e Johnit në fushë. Jo vetëm të tij, por edhe lojtarëve tjerë”, ka thënë Dallku pas takimit kundër Malishevës.