×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Nadal tërhiqet nga Wimbeldon, tenisti australian kalon në finale direkt

    Insajderi
    07 July 2022 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    22 herë kampioni i Grand Slam, Rafael Nadal mbyll aventurën e tij në Wimbledon për shkak të problemeve fizike.

    Spanjolli ndalet në gjysmëfinalet e turneut të Britanisë së Madhe për shkak të një dëmtimi në muskujt e barkut, ku shkëputja e muskulit arrin në 7 mm.

    36-vjeçari gjatë konferencës për shtyp deklaroi se është menduar gjatë para se të merrte një vendim të tillë, por theksoi se nuk mund të vazhdonte në këtë mënyrë. Ai theksoi se problemet në muskujt e barkut sa vinin dhe shtoheshin ndërsa gjendja nuk kishte përmirësim pasi mjekët konfirmuan shkëputjen e muskulit prej 7 mm.

    Nadal pohoi se duke parë situatën e ndërlikuar vendosi të merrte vendimin e vështirë për t’u tërhequr nga Wimbledon.

    Ai deklaroi se me gjendjen e tij shëndetësore nuk mund të luante më dhe as ta fitonte turneun.

    Në këtë mënyrë, Kyrgios kalon automatikisht në finale, të dielën dhe do të presë fituesin e çiftit Novak Djokovic – Cameron Norrie. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark