×
  • Lajme
  • Lajme

    Naftëtarët ultimatum për Qeverinë Kurti: Plotësoji kërkesat tona, ose i mbyllim pompat e derivateve

    Insajderi
    09 June 2022 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata e Naftëtarëve, pas përfundimit të mbledhjes ka dal me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit, duke arritur në 1.90 për litër.

    Ata kanë përpiluar një listë me kërkesa ndaj qeverisë.

    Në letrën që kryetari i naftëtarëve, Fadil Berjani ua ka dërguar kryeministrit Albin Kurti dhe mistrave ka kërkuar ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës. Në të kundërtën kanë paralajmëruar mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, shkruan Insajderi.

    Ata i kanë sugjeruar Qeverisë Kurti që të reagojë sikur Qeveritë e vendeve të rajonit, duke marrë këto veprime.  

    “Qeveria, nëse me të vërtetë është e interesuar të mbroj konsumatorin, do të ishte e pritshme të reagonte njëlloj me Qeveritë e vendeve të rajonit dhe të BE’së nëpërmjet uljes së akcizës dhe/ose TVSH’së për produktet e naftës”, thuhet në letrën e naftëtarëve.

    Sipas tyre, kufizimi i marzhës së fitimit do të ketë efekte shkatërruese për kompanitë e naftës.

    “Industria e naftës për shkak të inflacionit të përgjithshëm vetëm se është duke u ballafaquar me rritje enorme të kostove qoftë të pagave, normave të interest, shpenzimeve të mirëmbajtjes etj. Kjo e kombinuar me kufizim të marzhës së fitimit do të ketë efekte shkatërruese për kompanitë e naftës”, thuhet në dokument.

    Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh, naftëtarët kanë propozuar që marzhat të caktohet kështu: “Shitja me shumicë 3 përqind dhe shitja me pakicë 12 përqind”.

    Por në rast se kërkesat e tyre refuzohen, naftëtarët thonë se janë të detyruar të ndërmarrin masa të tjera përt të mbrojtur kompanitë e naftës.

    Qeveria e Kosovës pritet të ndërhyjë në rregullimin e çmimit të derivateve, pas luhatjeve të shpeshta kohëve të fundit të çmimit të benzinës dhe atij të naftës. Të mërkurën, çmimi i naftës Kosovë arriti në nivele rekorde, duke shkuar deri në 1.92 euro.

    Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin, i cili parasheh kufizime në fitimet e naftëtarëve.

    Sipas vendimit 2 cent do të jetë fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 8 eurocentë për njësi të produktit të shitur me pakicë nga importuesi ose subjekti i ndërlidhur

    Ndërsa 10 centë për litër do të jetë fitimi për shitje me pakicë për subjektet që nuk janë importuese.

    Kjo do ta ulte çmimin aktual të derivateve për 12 centë. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark