×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nagavci: Në tre muajt e ardhshëm do të prezantojë një plan për PISA

    Insajderi
    28 December 2023 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot ka bërë prezantimin e të arriturave për vitin 2023.

    Nagavci ka filluar fjalimin e saj me mësimin dual, ku sipas saj është më i rëndësishmi sepse kontribuon në mësim ashtu edhe një njohuri për tregun e punës te nxënësit.

    “Kemi rishikuar edhe kurrikulat profesionale, kemi filluar edhe me kualifikimin profesional të mësimdhënësve të arsimit dhe arsimit profesional dhe njohjes së përvojës paraprake të punës së tyre”, ka thënë Nagavci.

    Rishikimi i teksteve shkollore të lëndës së gjuhës shqipe dhe matematikës ishte një arritje tjetër e ministrisë, sipas Nagavcit. Ajo tha se janë rishikuar 38 tekste nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

    Më tutje ajo ka folur edhe rreth rritjes së buxhetit për vitin 2024.

    “Sa i përket buxhetit për arsim, Kuvendi i Republikës së Kosovës ditë më parë miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm. Për fushën e arsimit gjatë vitit 2024 janë planifikuar 408 milionë e 988 mijë e 408 euro”.

    Nagavci tha se kjo shënon rritje të buxhetit për këtë fushë.

    Ndërsa për rezultatet e testit PISA, ministrja tha se rezultatet ishin të pritshme.

    “Në Kosovë janë vlerësuar 6027 nxënës nga 229 shkolla dhe këto rezultate e rikonfirmuan edhe një herë atë që ka qenë e ditur nga rezultatet paraprake por edhe nga diskutimet e shumta që janë adresuar për cilësimet në arsim”.

    Ajo tha se në tre muajt e ardhshëm do të prezantojë një plan të detajuar për synimet që kanë rreth përmirësimit të rezultateve të nxënësve për testin e radhës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark