×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Nagavci: Të gjithë prindërit që nuk iu kanë dalur mjetet për tekstet shkollore të kërkojnë ndihmë në ministri

    Insajderi
    05 December 2023 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Viti i ri shkollor këtë vit filloi ndryshe pasi që nxënësit nuk u pajisen me tekste shkollore ashtu siç ka ndodhur viteve tjera.

    Këtë vit librat shkollor u detyruan ti blenin prinderit me subvencionimin e Ministrisë së Arsimit.

    Por edhe pse kanë kaluar disa muaj, disa prindër kanë thënë se ende nuk iu kanë dalur mjetet.

    E pyetur se pse nuk iu kanë dalur mjetet ende disa prindërve, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se atyre që nuk iu kanë dalur mjetet duhet të kërkojnë ndihmë nga ana e ministrisë.

    “Ne kemi bërë realizimin e mjeteve për prindërit për tekstet shkollore unë sot pashë një ankesë nga një prind dhe u informava që janë duke i trajtuar rastet individuale të cilat kanë mbetur pa u realizuar pagesa. Po e shfrytzojë mundësinë që të adresohen cilido prej prindërve që akoma nuk i kanë marr mjetet të kërkojnë ndihmë nga ana e ministrisë sepse po trajtohen raste individuale një nga një në rastet kur ka pas probleme personale qoftë me llogari qoftë me banka ose diçka të ngjashme përndryshe pjesa më e madhe mbi 97% të aplikimeve janë realizuar”.

    Prej Ministrisë së Arsimit, Insajderit i kanë thënë se atyre që nuk iu kanë dalur të hollat duhet ri-aplikojnë edhe njëherë dhe duhet ti përditësojnë të dhënat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark