×
  • Lajme
  • Lajme

    Naim Abazi mohon se është pjesë e AAK-së

    Insajderi
    02 October 2016 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari Naim Abazi ka mohuar se është bërë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Ai ka treguar për Insajderin se ka qenë rastësisht në një ndejë në Prizren ku dhe është takuar me kreun e kësaj partie, Ramush Haradinaj, dhe me anëtar tjerë.

    “Unë kam qëlluar rastësisht në një ndejë në Prizren ku dhe e kam takuar zotërinë Ramush Haradinaj dhe Gani Dilin. Unë i kam miq të mirë të dy, por që ky lajm nuk është i vërtetë”, ka thënë Abazi.

    Mediet sot kanë raportuar, duke iu referuar degës së AAK-së në Prizren, se këngëtari Naim Abazi i është bashkuar kësaj partie./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark