Antwerp mposhti Dritën duke kaluar në raundin e tretë të Konferencë Ligë, shkruan Insajderi.
Mesfushori i famshëm i Antwerp, Radja Nainngolan në intervistën për Super Sport pas ndeshjes theksoi se e merituan kualifikimin.
“Jemi në fillim të sezonit dhe gjendja fizike nuk është më e mira, ndaj për ne e rëndësishme ishte që të kalonim turin. Këtu edhe terreni nuk ishte i mirë, ndaj ishim përgatitur për një ndeshje të vështirë, por për fat të mirë ia dolëm të kalojmë më tej dhe mendoj se kjo është më e drejtë. Drita kishte një skuadër të mirë, me lojtarë të talentuar dhe i uroj të fitojë titullin kampion. Unë jam 34 vjeç dhe do të vazhdoj të luaj për sa kohë argëtohem ende me këtë sport. Tani në Belgjikë po jetoj si në fëmijëri dhe do të luaj derisa të jem mirë”, u shpreh Nainggolan.
Antwerp u kualifikua tutje pasi mposhti Dritën në ndeshjen e kthimit në Prishtinë, me rezultatin 0:1.
Golin e fitores e shënoi mbrëojtësi shqiptar Luarit Krasniqi, i cili luan për Antwerp. /Insajderi/