×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    Ekskluzive/ Legjenda e Arsenalit komenton transferimin e Mujës në Antwerp

    Insajderi
    28 July 2022 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori sportiv i klubit belg, Antwerp, Marc Overmars një një prononcim ekskluziv për Insajderin, ka komentuar transferimin e Arbnor Mujës nga Drita në Antwerp.

    Overmars me qetësi të thjeshtë dhe në stilin e drejtorit sportiv, tentoi disi të shmang përgjigjen rreth Mujës.

    “Futbollist i mirë. Ne bëmë disa fotografi pas ndeshjes me të dhe presidentin Valon Murseli. Ne kemi miqësi të mirë me Dritën. Pyeteni presidentin Valon për transferimin e Mujës”, përfundoi përgjigjen e tij me buzëqeshje në fytyrë para se të hynte në autobusin e skuadrës së tij.

    Drita dhe Antwerp kanë arritur marrëveshje për Mujën dhe kanë mbetur vetëm edhe disa detaje deri në finalizimin e transferimit.

    Transferimin e Mujës në Antwerp e raportoi “GazetaOlle” pas përfundimit të ndeshjes së dytë, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Muja në Dritë u transferua sezonin e kaluar nga Trepça ’89.

    Overmars, 49-vjeçar, në Antwerp kaloi në pas problemeve me Ajax.

    Mediet holandeze  zbuluan skandalin e madh të tij, pasi ai akuzohet për ngacmim seksual të kolegëve të tij në klubin e Ajaxit.

    Si futbollist ka një karrierë të bujshme me Arsenalin dhe Barcelonën.

    Antwerp pas dy ndeshjeve të zhvilluara eliminoi Dritën nga Konferencë Ligë me rezultat 0:1 me golin e futbollistit shqiptar, Laurit Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark