Napoli ka shënuar fitore kundër Atalantës në takimin e vlefshëm për xhiron e 26-të në Serie A duke vazhduar me hapa të sigurtë drejt titullit kampion.
Amir Rrahmani me bashkëlojtarë triumfuan 2:0 ndaj Atalantës në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Sulmuesi Kvaratskhelia i dha avantazhin napolitanëve pas një ore lojë me golin nga afërsia, falë edhe asistimit të Osimhen.
17 minuta më vonë në skenë doli mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani që shënoi gol të bukur me kokë pas harkimit të Elmas nga këndi.
Reprezentuesi kosovar edhe këtë takim u paraqit nga minuta e parë e deri në të fundit për Napolin.
Napoli me këtë fitore vazhdon lidershipin në Serie A me 68 pikë, 18 më shumë se ndjekësi i parë Interi.
Atalanta është e gjashta me 42 pikë të grumbulluara.