×
  • Sport
  • Sport

    Napoli i gatshëm të negociojë me klube për Rrahmanin, kaq është oferta

    Insajderi
    03 January 2024 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Napoli është i gatshëm të negociojë me klubet e interesuara për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.

    Futbollisti kosovar shihet gjithnjë e më larg stadiumit “Diego Maradona”, ndërsa javë më parë u përfol për një transferim të tij të mundshëm në Atalanta gjatë verës që vjen.

    Gjatë ditës së djeshme në mediat italiane raportuan për një interesim të Atletico Madridit për shërbimet e kapitenit të Kombëtares së Kosovës.

    Mediumi “Radio Kiss Kiss” shkroi se trajneri Diego Simeone e ka vëzhguar nga afër kapitenin e Kombëtares së Kosovës në ndeshjen mes Real Madridit dhe Napolit.

    Thuhet se klubi italian është i gatshëm ta shesë 29 vjeçarin qysh në janar, nëse i arrin një ofertë e kënaqshme.

    Sipas mediave spanjolle, Napoli e vlerëson ish-futbollistin e Lokomotivës së Zagrebit, Dinamo Zagrebit dhe Veronës 20 milionë euro.

    Mbetet të shihet nëse “Los Colchoneros” do të jenë të gatshëm ta paguajnë këtë shifër pasi ata kanë nevojë për një mbrojtës të qendrës për pjesën e dytë të sezonit.

    Forma e Rrahmanit kohëve të fundit ka qenë e luhatshme, i cili tashmë nuk konsiderohet si një titullar i padiskutueshëm dhe i pazëvendësueshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark