×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Napoli mposht Bolognën, Rrahmani vlerësohet me super-notë

    Insajderi
    17 January 2022 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Napoli ka mposhtur Bolognën si mysafirë me rezultatin 0:2, në kuadër të Serie A, shkruan Insporti.com.

    Fitoren e rëndësishme napolitanëve ia dhuroi sulmuesi meksikan Hirving Lozano, i cili shënoi të dy golat. Lozano shënoi në minutën e 20 dhe 47 për tre pikët e skuadrës së Spalletit.

    Në këtë fitore, titullar ishte mbrojtësi shqiptar Amir Rrahmani.

    Rrahmani kompletoi 90 minuta dhe ishte ndër më të mirët.

    Sipas “Sofascore”, ai është vlerësuar me notën 7.3, ndërsa futbollisti i ndeshjes është zgjedhur meksikani Lozano.

    Napoli me këtë fitore renditet në pozitën e tretë me 46 pikë pas 22 ndeshjeve të zhvilluara në Serie A, katër pikë më pak se sa lideri Inter që ka 50 pikë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Ndërsa, Bologna renditet në pozitën e 13-të me 27 pikë. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark