×
Show / Fashion

NASA regjistron një zhurmë nga brendia e planetit Mars

Insajderi
24 April 2019 - 14:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

InSight monitoroi tërmetin duke regjistruar sinjalin që ndodhi më 6 prill, mirëpo shkencëtarët njoftuan për ngjarjen më 23 prill.

Shkencëtarët besojnë se zhurma erdhi nga brendia e planetit të kuq.

Philippe Lognonne, një shkencëtar francez që është në krye të eksperimentit, tha se ishte emocionuese që më në fund të ketë dëshmi se Marsi posedon aktivitet sizmik.

Marsi nuk është pothuajse aq geologjikisht aktiv sa Toka dhe nuk ka pllaka tektonike.

Shkencëtarët po analizojnë ende të dhënat, si dhe tre sinjale të tjera nga brendia e Marsit.

Thuhet se të dhënat mund të zbulojnë informacion rreth madhësisë së bërthamës së shkrirë të Marsit.

Matësi i tërmeteve u vendos në Mars në dhjetor, disa javë pasi sonda ateroi në sipërfaqe.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark