×
  • Lajme
  • Lajme

    Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj, deklarohet avokati i tij Ahmet Tahiri

    Insajderi
    25 November 2024 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Naser Hafizit.

    Pëveç veprës penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ai nga organi akuzues po hetohet edhe si i dyshuar për shpëlarje parash.

    Në dosjen e Prokurorisë përshkruhet se si ai dyshohet të ketë futur shuma të mëdha të parave kesh nëpër llogari bankare të tij dhe familjarëve, si dhe i kishte prezantuar si dhurata, kursime e huazime.

    Pas seancës përmes një statusi në Facebook është deklaruar avokati i tij, Ahmet Tahiri, duke theksuar se informatat të cilat janë publikuar deri më tani nëpër media për klientin e tij, janë të pasakta.

    “Informatat të cilat janë publikuar deri më tani nëpër media për klientin tim, janë të pasakta. Të gjitha këto pasaktësi do të demantohen në procesin gjyqësor dhe jemi të bindur se bazuar në prova, epilogu përfundimtar do të jetë pafajësia e klientit tim, z. Naser Hafizi”.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar miq dhe përfaqësues të mediave, ju njoftoj se nga data 21 nëntor, 2024 jam përfaqësues ligjor i z.Naser Hafizi!

    Informatat të cilat janë publikuar deri më tani nëpër media për klientin tim, janë të pasakta.

    Të gjitha këto pasaktësi do të demantohen në procesin gjyqësor dhe jemi të bindur se bazuar në prova, epilogu përfundimtar do të jetë pafajësia e klientit tim, z. Naser Hafizi.

    Jemi të hapur për bashkëpunim për të gjithë ata që duan ta paraqesin këtë rast sipas gjendjes faktike, e jo me lajme të pavërteta siç është vepruar deri më tani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark