×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Naser Sahiti u ankua që po shkarkohet nga pushteti por në konferencën u shfaq krah militantit të flaktë të VV-së

    Insajderi
    21 October 2022 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti u shkarkua sot nga detyra e tij përmes Këshillit Drejtues të UP-së. Një ditë më heret Sahiti njoftoi se e dinte për shkarkimin e tij dhe u ankua se në vendim ka dorë Qeveria. Por në konferencën pas shkarkimit ai u shfaq krahë militantit të VV-së, Rron Gjinovci

    Naser Sahiti, që deri para pak orësh mbante pozitën e rektorit në UP, të enjten hodhi akuza ndaj ministres Arbërie Nagavci për ndërhyrje direkte në vendimet brenda Universitetit.

    “Kjo mbledhje është caktu ne kundërshtim me statusin. Mbledhjet  thirren nga kryesuesi në bashkëpunim me rektorin. Kjo nuk ka ndodh nuk me kanë kontatku as dakordu mu. Prandaj si e till mbledhja është kundërligjore. Ata e kanë kërkuar mbajtjen e rendin e ditës që len me kuptu që mund të jetë edhe marrja e vendimit për shkarkimin e rektorit”, ka thënë Sahiti dje.

    Ani pse një ditë më heret Naser Sahiti u ankua publikisht se pritej të shkarkohej nga pushteti i ri, sot u shfaq krah njërit nga militantët më të zëshëm të pushtetit.

    Por, Sahiti derisa e priste vendimin zyrtar të shkarkimit nga Këshilli Drejtues, Sahiti doli para mediave me Rron Gjinovcin për të thënë disa fjalë.

    Gjinovci që është në krye të një organizate që monitoron punën e UP-së, njihet si militant i flaktë i pushtetit. Këtë nuk e fsheh, e vë në pah sa herë që i bie rasti.

    Sahiti e Gjinovci në këtë konferencë folen për dyshimet për plagjiaturë nga profesorët.

    Sahiti vetëm tha se nuk ka çka të shtoj përpos çka është përmend dje në konferencë dhe se i njëjti e ka denoncuar Selim Bezerajn në Këshill të Etikës. Por asnjë fjalë nuk e tha më tepër për pushtetin një përkrahës të së cilit e kishte në krah. 

    Sahiti nuk foli as pas vendimi zyrtar që e mori Këshilli për shkarkimin e tij.

     Ndërsa Gjinovci, tha se të dërguarit e ministrisë, 4 antarë kanë bërë marrëveshje me Krasniqin e Bezerajn për shkarkimin e Sahitit.

    “Ne mesin e 5 anëtareve është plagjiatori Selim Bezeraj dhe infamozi Rifat Krasniqi, për me shkarku duhet 6, nuk i kane 6 vota, kjo i bjen që përfaqësuesit në krye me Altin Sahitin nga ministria kanë bërë pakt me diallin. Pra kanë bo pakt me Selimat e Rifatat e po dojn me shkarku rektorin që denoncon plagjiaturën. Ne jemi kundër plagjiaturës, ata janë pro plagjiaturës”, tha Gjinovci në konferencën për media para se Sahiti të shkarkohej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark