Insajderi
Lajme

Nasim Haradinaj e ndalë në rrugë Xhelal Sveçlën për Gjykatën Speciale- Çka biseduan?

Insajderi
17 April 2025 - 11:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nasim Haradinaj e ndalë në rrugë Xhelal Sveçlën për Gjykatën Speciale- Çka biseduan?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj, ia ka dorëzuar një letër deputetit të zgjedhur, Xhelal Sveçla, që ka të bëjë me kontestimin e punës së Gjykatës Speciale.

Në një video të shpërndarë nga mediat, Haradinaj shihet para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku i kërkon Sveçlës ta nënshkruajnë dokumentin për, siç pretendon ai, abuzimet e Gjykatës Speciale, shkruan Insajderi.

“Urime për këtë mandat, uroj që në emër të qytetarëvve, invalidëve, veteranëve dhe votuesve, ta merrni parasysh këtë kërkesë të paktën për një mbrojtje të qytetarëve të juaj, për një padrejtësi që edhe ShBA-të po thonë që është kriju një organ që po abuzon me fonde.

Ju kisha lut ta lexoni, nëse mund edhe ta nënshkruani”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark