Teksa, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe presin të përballen me njëri-tjetrin mbrëmjen e sotme, për të vendosur se çili do të jetë fituesi i Kupës së Botës, për këtë ediçion.
Në Doha, për të ndjekur finalen e madhe, në “Lusail Stadium” është dhe Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, teksa në një intervistë për prestigjiozen “Gazzeta dello Sport”, foli për të ardhmen e 2 yjeve të tij, Kylian Mbappen dhe Lionel Messin.
“Kylian sapo ka nënshkruar një kontratë të re dhe ajo e Leos zgjat të paktën deri në fund të sezonit. Të dyja, por në realitet të gjithë lojtarët tanë janë të lumtur të luajnë në PSG, siç dëshmohet nga paraqitjet e tyre të fundit, edhe para Kupës së Botës, PSG nuk ka humbur asnjë ndeshje deri më tani.”,- u shpreh Al-Khelaifi.