×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Natë tmerri për Donnarumman dhe partneren e tij

    Insajderi
    21 July 2023 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Natë frike për portierin e kombëtares italiane të PSG-së, Gianluigi Donnarumma, viktimë e një grabitje teksa ndodhej në shtëpi me partneren e tij në Paris.

    Sulmi ndodhi natën mes të enjtes dhe të premtes, sipas informacioneve nga faqja franceze “Actu17”. Sipas detajeve të para, Donnarumma dhe partnerja e tij ishin viktima të një grabitje dhe të dhunës, ku hajdutët u larguan me sende dhe vlerë monetare që kapnin shifrat e 500 mijë euro.

    Ish-portieri i Milanit dhe partnerja e tij pasi janë lidhur nga grabitësit, arritën të liroheshin më pas dhe u strehuan në një hotel që ndodhet jo shumë larg shtëpisë së tyre rreth orës 3:20 të mëngjesit. Stafi i hotelit ka lajmëruar më pas policinë dhe është kujdesur për çiftin, të cilët janë ende shumë të tronditur.

    Sipas burimeve franceze, Donnarumma dhe e fejuara e tij, të dërguar në spital pas sulmit, u lidhën nga disa persona në banesën e tyre në lagjen e tetë të Parisit. Policia vendase tashmë është vënë në lëvizje për të gjetur autorët.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark