×
  • Lajme
  • Insajderi

    NATO për ngjarjet në veri: Të respektohet vija kufitare administrative

    Insajderi
    18 June 2023 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se NATO po i merr seriozisht ngjarjes në veri të Kosovës.

    Ajo u shpreh se angazhimi i misionit të NATO-s për zbatimin e mandatit të tij është i palëkundur, siç u shpreh ajo, siç tregohet nga dislokimi shtesë i fundit i 500 trupave.

    “Misioni i NATO-s në Kosovë po i merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç autorizohet me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

    “Angazhimi i misionit të NATO-s për zbatimin e mandatit të tij është i palëkundur, siç tregohet nga dislokimi shtesë i fundit i 500 trupave”.

    “I rikujtojmë edhe një herë të gjitha palëve obligimet e tyre ndaj  KFOR-it sipas Marrëveshjes Teknike Ushtarake, duke përfshirë respektimin e vijës kufitare administrative, procedurat për Policinë e Kosovës dhe Marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Këto detyrime janë krijuar për të siguruar veprim të koordinuar, për të shmangur përshkallëzimin  dhe për të ruajtur mjedis të sigurt”, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark