×
  • Sport
  • Sport / Sporti ndërkombëtar

    NBA: Oklahoma, Minnesota dhe Denver mbajnë kreun e tabelës në Perëndim

    Insajderi
    15 January 2024 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Katër  fitore të ekipeve vendase dhe po aq të atyre mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku kryeson Oklahoma. 

    Lideri në renditjen e tabelës në Perëndim  mundi Orlandon me rezultatin 112-100. Më efikas te skuadra fituese ishte Shai Gilgeous-Alexander i cili realizoi 37 pikë,  6 kërcime e 7 asiste.

    Fitore të sigurtë ka shënuar Milwaukee në përballjen meGolden State Warriors  duke e mundur me rezultatin 129-118Më efikase  te  skuadra vendase  si gjithmon  ishte greku Giannis Antetokounmpo me  33 pikë, 9 kërcime e 6 asiste

    Perëndimin e  kryeson Oklahoma me 27 fitore e 11 humbje e ndjekur  nga Minnesota që gjithashtu ka  27 fitore e 11 disfata dhe në pozitën e tretë është Denver me  27 fitore e 13 humbje

    Rezultatet e sotme:

    Utah Jazz – Los Angeles Lakers 132-125

    Dallas – Nju Orleans  108-118

    San Antonio – Chicago 116-122

    Memphis –Nju York  94-106

    Milwaukee – Golden State Warriors 129-118

    Oklahoma City – Orlando  112-100

    Atlanta – Washington  99-127

    Boston – Houston  145-113

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark